INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Braçe: Rama më shumë kryeministër sesa socialist [VIDEO]

Erion Braçe: Rama më shumë kryeministër sesa socialist [VIDEO]

Publikuar më: 20:30 15-11-2017

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputeti i PS-së  Erion Braçe u shpreh se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është aq sa duhet socialist.

Gjatë intervistës ai u shpreh se Rama, është më shumë kryeministër sesa socialist, këtë gjë e argumentoi duke thënë: “Kryeministri po mundohet të mbulojë apo përfaqësojë një gamë të gjerë të familjeve. Pra, mendon më shumë nga pikëpamja elektorale, sesa nga pikëpamja sociale. Ai do të kapi me iniciativat e tij, me ligjërimet e tij një fashë shumë të gjerë familjesh ekonomike”.

Braçe u shpreh se ky është dallimi mes tij dhe Ramës si socialistë! “Prandaj, mbase jam më i majtë se ai”, u shpreh deputeti i Ps-së.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0038797855377197