INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat e PS ndaj Zgurit, reagon KQZ: Akti që nuk ekziston s’fallsifikohet dot

Akuzat e PS ndaj Zgurit, reagon KQZ: Akti që nuk ekziston s’fallsifikohet dot

Publikuar më: 20:51 15-11-2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një deklarate të zëdhënëses Drilona Hoxhaj ka sqaruar akuzat e PS për falsifikimin e vendimit të KQZ për çështjen Kapllanaj.

Duke hedhur poshtë këtë pretendim, Hoxhaj shprehet se, kryetari i KQZ-së nuk ka detyrë, nuk drejton zbardhjen e akteve të KQZ-së, pasi detyrë e administratës është proces tërësisht teknik dhe reflekton besnikerisht debatin dhe qëndrimet e shprehura dhe të dokumentuara në mbledhjen e KQZ-se.

REAGIMI I PLOTË

Dje media e ineteresuar shqiptare zbuloi te verteten rreth akuzes publike te perhapur nga zyra e grupit parlamentar te Partise Socialiste per gjoja “fshehjen” e praktikes Kapllanaj nga ana e Kryetarit te KQZ-se, duke bere nje verifikim te thjeshte ne zyren e protokollit te KQZ-se. Verifikimi me protokollin e Administrates sone provoi se praktika ne fjale eshte percjelle nga kryetari per veprim ne kohe rekord.

Akuza per “fshehje” u provua dje se ishte furtune ne gote. Sot ne “goten” e KQZ-se shpertheu “furtuna” e radhes, akuza per fallsifikim te vendimit te KQZ-se per ceshtjen Kapllanaj, perseri nga ana e Kryetarit. Kete prononcim publik, e bej per te sqaruar dy fakte te thjeshta juridike:

1-Kryetari i KQZ-se nuk ka detyre, nuk kryen, nuk merr pjese dhe nuk drejton zbardhjen e akteve te KQZ-se. Zbardhja e akteve eshte detyre e administrates, eshte proces teresisht teknik dhe reflekton besnikerisht debatin dhe qendrimet e shprehura dhe te dokumentuara ne mbledhjen e KQZ-se;

2-Deri ne momentin e kesaj deklarate nuk ka ende vendim te zbardhur per ceshtjen ne fjale. Akti qe nuk ekziston nuk fallsifikohet dot. Edhe kjo eshte nje e vertete e thjeshte per tu kuptuar.

3-Lidhur me draft vendimin ka debat midis anetareve persa i perket permbajtjes, sepse anetaret nismetare kerkojne qe vendimi te reflektoje vetem arsyetimin e tyre dhe voten kunder te shumices, kurse nje pjese e anetareve qe kane votuar kunder kerkojne qe vendimi te reflektoje arsyetimin e shumices. Ky eshte debat i brendshem banal, i cili sa here ndodh zgjidhet me qetesi dhe ne fryme bashkepunimi.

Per fat te keq, qetesia dhe fryma e bashkepunimit kane marre arratine qe diten qe KQZ-ne e hodhen ne syrin e ciklonit politik.

Nuk ka vonuar dhe reagimi i Denar Bibaj. Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, aktualisht zv.kryetar ka reaguar pas zbulimit nga KQZ se ai ka pasur dijeni për dënimin e kryebashkiakut të PD-së Agron Kapllanaj.

Statusi i plotë

Projekt-vendimi qe na u soll sot per firme, eshte i firmosur nga 3 anetare dhe Kryetari i KQZ.
Projekt-vendimi paraqet rrethana dhe vendimmarrje qe nuk kane ndodhur, nuk jane marre apo votuar ne ndonje mbledhje te KQZ, ndaj edhe u denoncua sot publikisht si akt qe tenton te fallsifikoje vendimmarrjen e dates 03.11.207.
Por per fat mbledhjet e KQZ jane te regjistruara dhe me ze e figure del qarte se cili ishte rezultati i vertete i mbledhjes se dates 03.11.2017.
Cdo perpjekje per nje paraqitje ireale te rrethanave dhe votimit e vendimit te asaj mbledhje eshte pa asnje dyshim fallsifikim dhe passjell pergjegjesi penale. Seriozisht i ftoj koleget e KQZ te mos shtyhen me tej ne kete marrezi!

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047