INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stuhi dhe përmbytje në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave, reagon kryeministri Tzipras

Stuhi dhe përmbytje në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave, reagon kryeministri Tzipras

Publikuar më: 19:22 15-11-2017

Një situatë kaotike është krijuar në shtetin fqinj. Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Greqinë, kanë humbur jetën 15 persona. Ndërkohë, 3 persona rezultojnë të zhdukur kurse 17 të tjerë po mbahen në trajtim mjekësor nga bluzat e bardha.Sipas mediave greke situata është e rëndë, pasi reshjet dhe përmbytjet në afërsi të qytetit të Athinës kanë shkaktuar një panoramë të zymtë dhe ka ngjallë frikë tek qytetarët grek.
Mësohet se në mesin e viktimave janë pesë femra dhe dhjetë meshkuj.
Shumë persona kanë humbur të afërmit e tyre për shkak të përmbytjeve, ndërsa Kryeministri i i vendit Alexis Tsipras, ka shpallur zi kombëtare për nder të personave që kanë humbur jetën.
Në një deklaratë për mediat kryeministri grek, tha se qeveria do të jëtë shumë pranë banorëve të prekur, ndërsa theksoi se do të analizohen të gjitha shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549