INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara propozim konkret për emrin e Maqedonisë

Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara propozim konkret për emrin e Maqedonisë

Publikuar më: 17:43 15-11-2017

Duket se çështja e emrit të Maqedonisë po shkon drejt zgjedhjes.  Ndërmjetësuesi i KB-së për kontekstin e emrit Methju Nimiç në takimin që do të mbahet mes përfaqësuesve të Greqisë dhe të Maqedonisë i caktuar për 20 dhe 21 nëntor në Nju-Jork do të dalë me propozim konkret për zgjidhjen e kontestit. Lajmi është bërë i ditur nga  mediat greke. Athina pret pas fitores së kryeministrit Zoran Zaev në zgjedhjet lokale dhe stabilizimit të Qeverisë nga Maqedonia të vazhdojë me aktivitetet e “vullnetit të mirë” me të cilat do të tregojë se e braktis irredentizmin, siç është ndryshimi i emrit të aeroportit në Shkup dhe largimin e përmendoreve të vendosura në kohën e Nikolla Gruevskit, publikon Radio Athina 9,84 Real.gr dhe Lefimerdia. Mediat greke transmetojnë se zëvendëskryeministri Koço Angjushev dje gjatë fjalimit në debatin në institutin Xhon Hopkins në Uashington ka kërkuar nga SHBA-ja mbështetje për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109