INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli latin Daddy Yankee, Enca dhe Ledri Vula elektrizojnë Sheshin Skënderbej! Ja ç'humbët nga koncerti madhështor [VIDEO]

Ylli latin Daddy Yankee, Enca dhe Ledri Vula elektrizojnë Sheshin Skënderbej! Ja ç'humbët nga koncerti madhështor [VIDEO]

Publikuar më: 23:50 27-07-2018

Pak pasi të zbriste në vendin tonë këngëtari i njohur latin, shumë i dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm ka publikuar një video teksa ishte në avion ku ka filmuar tokën shqiptare ndërkohë që ka shkruar ALBANIA dhe ka vendosur flamurin shqiptar. Arsyeja ishte koncerti që do mbajti në Tiranë.

Koncerti startoi në orën 20:00, dhe si fillim u hap me performacën e yllit shqiptare Enca-s dhe të reperit Ledri Vula. Më pas skena u bë e gjitha për Daddy Yankee, i cili çmendi fansat shqiptarë me performancën e tij. Ai këndoi disa nga HIT-et e tij, madje s’kishte si të ndodhte ndryshe pasi këndoi së bashku me të gjithë personat që ishin në Sheshin Skënderbej, këngën e tij më të famshme, ‘Despacito’.

Por vëmendje të madhe mori edhe Enca duke performuar HIT-et e saj, madje këndoi për herë të parë këngën e saj më të re që nuk është publikuar ende, ‘Kujt po i han’. Nuk duhet lënë pas edhe Ledri Vula, i cili i vendosi 'vulën' skenës. Ndërkohë më poshtë do mund të shihni pamje të siguruara nga inlife.al gjatë performancave./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0070888996124268
array(1) { ["section"]=> string(123) "ylli-latin-daddy-yankee-enca-dhe-ledri-vula-elektrizojne-sheshin-skenderbej-ja-c-humbet-nga-koncerti-madheshtor-video-66765" }