INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorët e ''Tirana Art Fest'', konfirmojnë se kush këngëtar i huaj me famë ndërkombëtare do vijë këtë verë në Tiranë [VIDEO/FOTO]

Moderatorët e ''Tirana Art Fest'', konfirmojnë se kush këngëtar i huaj me famë ndërkombëtare do vijë këtë verë në Tiranë [VIDEO/FOTO]

Publikuar më: 17:59 07-06-2018

Sot në emisionin” IN Traffic” në IN Radio 105.7 me Anisa Begën, ishin të ftuar dy të rinj shqiptarë shumë simpatikë, moderatorët e eventit “Tirana Art Fest” Dejvis Nikollaj dhe Greta Allushi.

Ata na shpjeguan për risitë që ka sjellë ky event për të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës, në fushën e muzikës dhe kërcimit dhë mundësitë që kanë pasur për të treguar talentin e tyre, gjykuar nga profesionistët e fushës përkatëse. Gjithashtu një ndër temat interesante që u fol në emision ishin aktivitetet e ndryshme që do jenë në Tiranë në sezonin e verës, organizuar nga Bashkia e Tiranës. Sipas tyre, Lali Eri nuk di të ndalet.

17ab5158-e89f-4892-bfaa-69953eeda13c.jpg073c7f72-7e0b-44e0-94f8-1a6d9d0bb9ff.jpg

Dejvis dhe Greta thanë se është e konfirmuar që më datën 27 korrik, do performojë te “Sheshi Skënderbej”, këngëtari me famë ndërkombëtare, Daddy Yankee.

ce4d0883-41b1-4d4c-841f-3d02350a16b2.jpg

Gjithashtu në muajin gusht do performojnë DJ të njohur të huaj. Prandaj ju që nuk do jeni në plazh, në shesh do u bënka nami. Për më tepër shikoni video-n më poshtë:

Article Logic
Execution time: 0.0030360221862793