Kur kanë mbetur edhe pak orë nga koncerti madhështor i Daddy Yankee në sheshin “Skënderbej”, këngëtari nga Porto Riko ka mbërritur në Tiranë. Koncerti i madh do të startojë në orën 20:00 me Encën dhe Ledri Vulën, që do të ngrohin atmosferën, para se Daddy Yankee të nisë performancën e tij që do të zgjasë rreth 90 minuta.
Këngëtari i njohur, shumë i dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm ka publikuar një video teksa ishte në avion ku ka filmuar tokën shqiptare ndërkohë që ka shkruar ALBANIA dhe ka vendosur flamurin shqiptar.









28 Nov 2025 





