INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Videoseksi, Shukri Xhelili nuk ia del as në Kushtetuese

Videoseksi, Shukri Xhelili nuk ia del as në Kushtetuese

Publikuar më: 15:13 01-08-2016

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili që është xhirruar disa muaj më parë teksa kërkonte seks në shkëmbim të një vendi pune, nuk ia ka hedhur dot as në Gjykatën Kushtetuese. Ai kërkonte rikthim në detyre, por e kjo gjykatë ka rrëzuar pretendimet e tij për shkarkim të paligjshëm nga Këshilli i Ministrave në maj të këtij viti.
“Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës”, - thuhet në vendimin e Gjykatës.
Po ky vendimi i hape rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Dibrës.

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502