INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kèrkohet 4.6 vite burg për Shukri Xhelilin

Kèrkohet 4.6 vite burg për Shukri Xhelilin

Publikuar më: 12:00 21-12-2016

4 vite e gjysëm burg për Shukri Xhelilin. Është Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila kërkon dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg për Shukri Xhelilin, ish kryetarin e bashkisë së Dibrës.
Xhelili u akuzua për korrupsion pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale. Procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ai përfiton uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallet fajtor.
Hetimet ndaj Xhelilit nisën pas pubikimit të videoskandalit, ku ai shfaqej teksa kërkonte favore seksuale nga një vajzë në këmbim të një vendi pune. Menjëherë pas denoncimit, qeveria shkarkoi nga detyra Kryebashkiakun e Dibrës, ndërsa prokuroria nisi ndjekjen e tij penale.

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094