INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa vite burg do të bëjë Shukri Xhelili

Ja sa vite burg do të bëjë Shukri Xhelili

Publikuar më: 16:36 12-01-2017

Ish-kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili do të vuajë dy vite e tete muaj burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar. Gjykata e shpalli fajtor Xhelilin për akuzat e ngritura nga Prokuroria, duke e dënuar me katër vjet burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfiton uljen e 1/3 së dënimit. Avokati i Shukri Xhelilit, Qazim Gjonaj, shprehu pretendimet e tij duke kërkuar pafajësinë pasi sipas tij gjithçka ka qenë e manipuluar. Pretendimet nuk u morën parasysh nga Gjykata. Krahas burgut, ish-kryebashkiakut Xhelili i mohoet e drejta për pesë vjet për të ushtruar funksione publike, sipas këtij vendimi të gjykatës nëse mbetet në fuqi. Shukri Xhelili u denoncua në maj të 2016, pas publikimit të pamjeve filmike ku ish-kryebashkiaku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082