INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shokuese! Prindërit puthin vajzën e vogël para se ta dërgojnë në sulm kamikaz [VIDEO]

Publikuar më: 12:53 21-12-2016

Ky është momenti kur prindërit xhihadistë puthin vajzat e tyre të vogla përpara se njëra prej tyre të shkojë në një stacion policor në Siri, duke hedhur veten në erë.

Pamjet tregojnë prindërit teksa mësojnë vajzat e vogla, shtatë dhe nëntë vjeç, se si të kryejnë sulmin vetëvrasës. Pak më vonë, vajza shtatëvjeçare hyri në një stacion policie në Damask të Sirisë, duke hedhur veten në erë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 dhjetor, kur vajza shtatëvjeçare hyri me qetësi në rajonin e policisë, raporton Daily Mail. Ende nuk dihet kush e ka porositur sulmin, por mendohet se babai i vajzave është anëtar i një grupi të lidhur me Al Kaedën. Shpërthimi në rajonin policor plagosi tre oficerë.

“Një vajzë shtatë vjeç hyri në stacionin policor, me një rrip vetëvrasës në bel, që u shpërthye me telekomandë nga diku”, shkruajnë mediat. Një burim policor tha se vajza dukej sikur kishte humbur rrugën dhe kërkoi të përdorte banjën. Sapo u fut brenda, shpërtheu eksplozivi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041329860687256