INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kastriot Islami: Ja kush e bëri videon e fshehtë të Shukri Xhelilit në Dibër

Kastriot Islami: Ja kush e bëri videon e fshehtë të Shukri Xhelilit në Dibër

Publikuar më: 12:23 23-08-2016

Në Dibër po zhvillohet fushata për zgjedhjet për kreun e bashkisë, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit. Përfshirja e ish kryebashkiakut në një aferë seksuale i kushtoi Xhelilit mandatin e Kryebashkiakut. Por tashmë deputeti Kastriot Islami flet për herë të parë për personat që arritën ti bëjnë videon Xhelilit. Në një intervistë televizive, Islami tha se video është bërë nga PDIU.
Kastriot Islami:
“Video e Shukri Xhelilit është bërë nga këta që drejtojnë sot fushatën elektorale të majtë në Dibër. Është bërë nga PDIU dhe kjo ka krijuar një marrëdhënie të tensionuar mes socialistëve, ata që votuan ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili dhe këta që sot duan të votohet Muharrem Rama”.
Por kjo situatë thotë Islami, ka sjellë dhe tensionimin e marrëdhënieve mes aleatëve, e cila do të përkthehet më pak vota për koalicionin e majtë në zgjedhjet lokale të Dibrës.
Kastriot Islami:
 “Kjo vetëm do të ndikojë në uljen e votave të kandidatit të maxhorancës…dhe rritja e votave përmes këtij “mekanizmi acarues” është e pamundur, sidomos në një elektorat inteligjent si ai i Dibrës….”

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824