INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyshonin se policët bashkëpunonin me kultivuesit e cannabis, FNSH aksion sekret në Kolonjë [FOTO]

Dyshonin se policët bashkëpunonin me kultivuesit e cannabis, FNSH aksion sekret në Kolonjë [FOTO]

Publikuar më: 11:44 23-08-2016

Ndërkohë që opozita po akuzon çdo ditë drejtues të policisë së shtetit se po bashkëpunojnë me kultivuesit e cannabis sattiva, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtyë kanë kryer një operacion secret në Kolonjë. Aksioni i tyre ka përfunduar me sukses, pasi policia ka bërë të ditur se në përfundim janë zbuluar dhe asgjësuar 17550  bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Policia e Korçës informoi se janë zbuluar parcela me cannabis në “një masiv pyjor, rreth 2 km mbi fshatin Qinam-Radovickë, në kufi me rrethin e Përmetit”
Operacioni është mbajtur sekret për të parandaluar rrjedhjen e informacionit pasi dyshohet se punonjës lokalë të policisë kishin bashkëpunuar me narkotrafikantët. Dyshohet se mes tyre është shkëmbyer informacione dhe duke dhënë informacione të rreme në lidhje me parcelat e kanabisit. Kjo është dhe arsyeja që SHÇBA ka nisur procedim penal.
Njoftimi i policisë:
“Operacioni i zhvilluar nga SHÇBA, Prokuroria, forca të FNSH-së dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Kolonjë1
Nga ana e strukturave të SHÇBA-së (Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, forcat e FNSH-së, si edhe DVP- Korçë, në bazë të një procedimi penal nisur më parë për këtë qëllim, në rrethin e Kolonjës, u zhvillua një operacion anticannabis.
Si rezultat i të cilit, në një masiv pyjor, rreth 2 km mbi fshatin Qinam-Radovickë, në kufi me rrethin e Përmetit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 17.550 bimë të dyshuara si narkotike Canabis Sattiva.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend, duke u shkulur, prerë dhe me anë të djegies me zjarr.
Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e autorëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941