INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armë dhe municione luftarake në Lushnje, arrestohet një person

Armë dhe municione luftarake në Lushnje, arrestohet një person

Publikuar më: 12:33 23-08-2016

Në vendin tonë janë shtuar rastet kur qytetarët po posdojnë armë dhe municione luftarake. Policia e Lushnjes ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, ku u sekuestruan një numër i konsiderueshëm municionesh. Sipas uniformave blu të këtij qyteti, është arrestuar në flagrancë autori, 47 vjeçari Agron Çela.
Njoftimi i policisë:
“Në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative nga Komisariati i Policisë Lushnjeë u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit: Lushnje1
-Agron Çelaë 47 vjeçë banues në fshatin Golem i Madhë Lushnje.
Gjatë kontrollit u gjetën:
- Një pushkë model 63.
- Një krehër me 5 fishekë model 56.
- Një kapsollë detonatore.
- Një granatë dore.
- 42 fishekë model 56.
- 295 fishekë model 54 (pistoletë).
Ndaj shtetasit të mësipërm u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Article Logic
Execution time: 0.0036787986755371