INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incident i rëndë, mësuesi lëndon me armë nxënësin

Incident i rëndë, mësuesi lëndon me armë nxënësin

Publikuar më: 10:36 15-03-2018

Një mësues plagosi nxënësin e tij nga shkrepja aksidentale e armës së zjarrit. Mësuesi po jepte mësim në klasë për sigurinë publike, nga ku shkrepi papritur armën në tavan, duke lënë të plagosur studentin nga mbetjet, që ranë nga lart. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë të Kalifornisë Veriore.

Babai i nxënësit është indinjuar shumë dhe tha se dikush edhe mund të kishte vdekur.
“Incidenti ndryshoi pikëpamjet e mia mbi propozimin e fundit të Presidentit Donald Trump për të armatosur mësuesit. Unë isha i prirur të pranoja njerëz të veçantë të armatosur në shkolla, në rast se ndodh diçka. Pasi sot, unë e kuptoj pse njerëzit thonë se nuk duhet të ketë armë në shkolla," shprehet babai i djalit të lënduar.
Ndërsa shefi i policisë tha: "Unë mendoj se ka shumë pyetje nga prindërit, pse një mësues do të duhet të tregojë një armë zjarri para studentëve është e qartë që në këtë incident, protokollet nuk u ndoqën."

Article Logic
Execution time: 0.0015771389007568