INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN News, ‘’3 lëndë në 6 orë’’ nuk ka nisur në të gjitha ciklet e arsimit[VIDEO]

Publikuar më: 13:37 01-02-2018

Sot pritej të niste zbatimin nisma 3 lëndë në 6 orë. Po kjo nuk është bërë e mundur në të gjithë sistemin arsimor në vend për faktin se data 1 shkurt qëlloi në mes të javës. 

“Jo s’ka filluar të hënë na thanë, do jetë më mirë besojmë,” tha një nxënës i klasë së pestë. Nisma ka marrë jetë vetëm në ciklin e ulët nga klasa e 1 në të 4. Kamera e IN News kreu një vëzhgim në shkollën 9-vjeçare, Misto Mame dhe mësoi nga nxënësit e klasave të para dhe të dyta, që sot ata kanë kryer vetëm dy lëndë e shumica e tyre thanë se është më mirë kështu dhe se e çantat i kanë më të lehta. Po kishte dhe nxënës, që u lodhën me dy orë rresht të njëjtën lëndë.

“Po shumë mirë në çantë kam vetëm dy libra nga katër që kisha më parë. Më mirë që bëmë vetëm dy lëndë,” tha një nxënës për IN News.
“U lodha pak me dy orë matematikë,’’ tha një nxënëse.
Ndërsa dy nga mësueset folën për mënyrën që kanë zgjedhur për të organizuar nismën e re.
“Orët e lehta i kemi lënë të premte para fundjavës dhe sot na ka dalë koha që nxënësit të nisin të bëjnë dhe detyrat e shtëpisë”, tha mësuesja e klasë së parë. “Sot dhashë një koncept dhe më pas orën tjetër të matematikës bëmë ushtrime,” sqaroi një tjetër mësuese.
Gjithësesi rezultatet e nismës 3 lëndë në 6 orë do të ndihen, pas ditës së hënë të javës tjetër kur të nisë zbatimin në të gjithë arsimin parauniversitar në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0039651393890381