INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salianji: Kam kapur një peshk, por në parlament lejohen vetëm peshkaqenët

Salianji: Kam kapur një peshk, por në parlament lejohen vetëm peshkaqenët

Publikuar më: 12:19 01-02-2018

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në mënyrë simbolike është shfaqur para parlamentit me një peshk në dorë një simbolikë që tregon zyrtarët e korruptuar.

‘Ky peshk i madh është peshku që kam kapur unë, tentova ta fusja në Parlament t'ia jepja në mënyrë simbolike Kryeministrit Rama por punonjësit e gardës më thanë që këtu lejohen vetëm peshkaqenë. Pasi peshqit e mëdhenj nga Tahiri te Seiti janë larguar, ndërsa peshkaqenët e mëdhenj janë të gjithë këtu’ u shpreh Salianji para gazetarëve .

Kujtojmë se séanca e sotme parlamentare është përfshirë nga tensione të shumta ku deputetë të PD kanë bllokuar foltoren pasi kreu i Grupit parlamentar Spaho u përjashtua nga punimet e Kuvendit.

Sipas tyre shkak është fakti se ai do të fliste për ekstradimin e Nezar Seitit i cilësuar financier i Habilajve.

Article Logic
Execution time: 0.003242015838623