INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të rinjtë nga Tirana i dhurojnë një ditë ndryshe personave me aftësi të kufizuara[FOTO]

Të rinjtë nga Tirana i dhurojnë një ditë ndryshe personave me aftësi të kufizuara[FOTO]

Publikuar më: 13:20 01-02-2018

Një grup personash të cilët fatkeqësisht kanë dëmtim në shtyllën kurrizore kanë kaluar një ditë ndryshe këtë të mërkurë. Atyre iu është organizuar një mini festë nga një grup të rinjsh për të bërë ditën sa më të bukur këtyre personave.

 “Para disa kohësh takova një djalë që kujdeset për këta persona dhe në bluzën e tij ishte e shkruar “shiko përtej vetes”, me goditi ajo fjalë, nuk më është hequr nga mendja. Nga ai çast fillova të mendoja se çfarë mund të bëja për ta.

Me pak sakrifica por me shumë dëshirë së bashku me një grup miqsh arritëm të organizonim një mini festë. Personat me aftësi të kufizuar patën mundësi që të takonin miq të rinj, të diskutonim me ta, shtruam një koktejl edhe me pak muzikë për ta bërë një atmosferë festive për ta”-tha Dorjan Sanxhaku, një nga organizatorët e këtij eventi bamirësie. 

Qendra Rinore e Tiranës u bë mikpritëse e këtij eventi duke u dhënë mundësinë personave me aftësi të kufizuar që të kalojnë një ditë ndryshe. Vitet e fundit Shqiptarët kanë fillluar të ndërgjegjësohën duke u aktivizuar në shumë eventi bamirsie të ndryshme. Z. Sanxhaku dha edhe një mesazh për të rinjtë ku tha se: “Ftoj të gjithë të rinjtë që të bëjnë aktivitete të tilla, veç të bëjnë gjera të mira, mos ta shpërdorojnë kohën kot. Shpërndani sa më shumë pozitivitet”.

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.46_1.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.46.jpeg

 

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.47.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.49.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.50.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.52.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.50.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.45_1.jpegWhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.54_1.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.54.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.55.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.56.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.44_1.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-01_at_11.47.45.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0021610260009766