INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Slloveni, presioni nga protestat e referendumi dorëhiqet kryeministri Cerar

Slloveni, presioni nga protestat e referendumi dorëhiqet kryeministri Cerar

Publikuar më: 11:17 15-03-2018

Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar ka dhënë dorëheqjen, pasi Gjykata e Lartë hodhi poshtë referendumin e vitit të kaluar për një projekt të rëndësishëm hekurudhor dhe urdhëroi votim të ri. Cerar u shpreh se dorëheqjen ia ka dërguar Parlamentit.

Të mërkurën, Gjykata e Lartë e Sllovenisë ka konstatuar se mbështetja e qeverisë për projektin, gjatë fushatës për referendum, ka qenë e njëanshme dhe mund të ketë ndikuar në rezultatin e votimit.

Referendumi i mbajtur shtatorin e kaluar ka mbështetur planin e qeverisë për të ndërtuar 27 kilometra shtesë të hekurudhës nga porti i Koperit deri te një qendër pranë kufirit me Italinë.

Cerar po ashtu ka qënë nën presion pasi vendi u përfshi edhe nga protestat, ku shumë punonjës të sektorit publikë përfshirë mësues, policë, infermierë kërkojnë rritje page.

Dorëheqja e tij vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme që priten të mbahen në qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373