INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sot përballë PD për ndihmën ekonomike

Rama sot përballë PD për ndihmën ekonomike

Publikuar më: 10:34 15-03-2018

Kryeministri Edi Rama do të përballet sot me deputetët e opozitës mbi atë çka po ndodh me skemën e ndihmës ekonomike. Ashtu siç ishte paralajmëruar rreth dy javë më parë, në seancën e sotme parlamentare do të zhvillohet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama.
Debati është kërkuar nga PD lidhur me çështjen e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike, ku opozita pretendon se janë përjashtuar nga kjo ndihmë më shumë se 20 mijë familjeve të varfra në gjithë vendin, me pa të drejtë.
Partia Demokratike e cilëson kriminal dhe të papërgjegjshëm aktin e përjashtimit të mbi 20 mijë familjeve në nevojë, duke i lënë në mëshirën e fatit, pa u dhënë asnjë sqarim dhe duke u hequr të drejtën kushtetuese, të përcaktuar në nenin 52.
Për këtë qëllim kreu i opozitës ka zhvilluar disa takime me familjet e përjashtuara, por dhe deputetët demokratë për 2 javë me radhë kanë zbritur në terren për të evidentuar familjet e përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881