INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

PD, fakte të reja për parcela droge. Shigjeton Ramën dhe Tahirin...[FOTO] [VIDEO]

Publikuar më: 16:22 01-08-2016

Ishte kreu i PD Lulzim Basha i pari që njoftoi se opozita do të pubikonte fakte të rënda në lidhje me parcelat e drogës, që sipas tyre gjenerojnë shumë para për politikanët e implikuar. E këto fakte i publikuan me zë dhe figurë. Parcelat që denoncojnë të djathtët ndodhen shumë pranë aksit rrugor të Tepelenës në rrethina e këtij qyteti. Fshati Gusmar që është dhe vendlindja e Ministrit Tahiri, ku dhe janë realizuar fotot ka shumë parcela me kanabis dhe për këtë kanë akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama si të lidhur me këtë biznes. Ndërsa Ministrin Sajmir Tahiri e konsiderojnë si personin që bekon mbledhjen e saj.
Sipas Sekretarit për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji në fillim, garda e parë e kanabisit janë postblloqet e policisë, më pas kalon 2 ose 3 postblloqe me banditë të armatosur deri në fyt, që qëndrojnë në makina superluksoze. Salianji mundi të arrijë të shkelë në këto parcela kanabisi dhe denoncoi që në vendngjarje këtë biznes kriminal.

Ja pjesë nga deklarata:
“Pas qindra denoncimeve me foto dhe video të bëra nga Partia Demokratike dhe të përgënjeshtruara me turp nga Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri, sot jam në emër të Partisë Demokratike për tu treguar edhe njëherë tjetër se sa lehtësisht gjenden këto dëshmi tronditëse të mbjelljes së Shqipërisë me drogë, me kanabis sativa. Drogë e cila mbillet me bekimin e ministrit të Brendshëm, me marrjen e 30 përqindëshit për çdo rrënjë nga ana e drejtuesve të policisë, para që shkojnë drejtpërdrejtë tek Saimir Tahiri, tek Edi Rama. Kjo është një dëshmi tjetër se si sovraniteti i shtetit është dorëzuar në celula trafikante, të cilët shfrytëzojnë një popull të mjerë, një popull të lënë në mjerim e varfëri nga kjo qeveri, për tu përdorur për mbjellje droge. Kjo nuk kërkon ligj të ri por kërkon vetëm vullnet politik. Kjo kërkon vetëm çmontim të bandave në qeverisje. Kjo kërkon vetëm çmontim të krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit të lidhur me krimin. Koha e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit ka mbaruar”, tha Salianji.

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749