Prej gati një muaji, historia e Arjonit dhe Anës dhe aludimet e ndryshme në lidhje me foton bashkë në shtrat, u kthyen në kryefjalën e 'Përputhen’. Mirëpo së fundmi, Arjoni u pa në krahët e një modeleje me të cilën kanë ndarë dhe foto erotike në rrjetet sociale.
Gjithsesi lidhur me fotot që publikoi me Anën, kjo e fundit deklaroi se ka nisur menjëherë procedurat gjyqësore për cënim privatësie dhe dëmtim imazhi me publikimin e fotos.
Por, nga kjo pjesë mesa duket nuk ka asgjë të re. Këtë e ka bërë të ditur Arjoni përmes një postimi në InstaStory, i pyetur nga fansat për gjyqin.
“Jam paraqitur me avokatët e mi tek zyrat por deri tani nuk ka asnjë procedim penal. Presim” – është shprehur ish-protagonisti i “Përputhen”.