INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ‘fortët’ me makina me xhama të zinj; 17 të arrestuar, mijëra gjoba e heqje patente [VIDEO]

Të ‘fortët’ me makina me xhama të zinj; 17 të arrestuar, mijëra gjoba e heqje patente [VIDEO]

Publikuar më: 11:34 06-08-2019

Policia e kryeqytetit ka zhvilluar një aksion  javën e kaluar duke vënë në pranga 17 shoferë, ndërsa janë vendosur mijëra gjoba e pezulluara qindra patenta.

Rrugoret e kryeqytetit përgjatë javës që lamw pas, kanë vijuar aksionin për mjetet me xhamat e portave të para të errësuar, sistemet shtesë pamore dhe zanore si dhe patrullimet me përzgjedhje për shkeljet që janë burim i shtuar për aksidente rrugore si, drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit, shpejtësinë mbi normat e lejuara.

Përgjatë javës janë konstatuar dhe:

• arrestuar në kushtet e flagrancës 17 persona, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi si dhe 2 drejtues mjeti për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
• pezulluar 117 leje drejtimi,
• proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.
• proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.
• proceduar administrativisht 425 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
• proceduar administrativisht 121 drejtues motomjetesh për mosperdorim të kaskës mbrojtëse.
• proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
• janë vendosur 3200 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Article Logic
Execution time: 0.0039999485015869