INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në kryeqytet nga sot do të ketë një sallë të re koncertesh

Në kryeqytet nga sot do të ketë një sallë të re koncertesh

Publikuar më: 10:14 03-04-2019

Tiranës i shtohet dhe një sallë e re koncertesh. Ajo është inaguruar që në orët e para të mëngjesit nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj. 

Salla e re e koncerteve “Tonin Arapi” është ngritur tek Liceu Artistik, ku fillimisht kori i kësaj shkolle mbajti edhe një koncert, i cili u hap me ekzekutimin e Himnit Kombëtar. Veliaj vlerësoi punën e bërë për këtë sallë, ndërsa falenderoi të gjithë ata që kanë bërë të mundur realizimin e këtij investimi. “Dua të falenderoj jo ata që do vijnë këtu në skenë, sepse patjetër kontributi i vendimmarrësve është jetik, por edhe i atyre njerëzve që kanë punuar për realizimin e këtyre punimeve. Një ekip jashtëzakonisht i përkushtuar punonkëtu”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se puna e bërë në këto 4 vite në Tiranë është një dëshmi e qartë se pavarësisht çdo debati në fund puna fiton mbi zhurmën.
“Jam shumë i nderuar që kjo sallë mban emrin e të madhit Tonin Arapit. Sepse e dini çfarë? Kur mbaron e gjithë zhurma, historia s’ka vend për të gjithë, por ka vend për Tonin Arapin, ka vend për atë që është pozitiv. Sot është një ditë gëzimi dhe një ditë reflektimi. Në betejën mes zhurmës dhe muzikës do e fitojë muzika. Bashkia e Tiranës do të fusë në bordero edhe teknik salle. Edhe pastrues. Një nga arsyet pse më dhemb kur ndodh dhuna, është sepse çdo pllakë është e taksave të këtij qyteti. Me këtë dhembshuri duhet t’ju rekomandojne të gjithëve që ta mirëmbajmë dhe të jemi garant të kësaj filozofie. Që muzika e mbyt zhurmën”, deklaroi kryebashkiaku.
Ndërsa Rama zgjodhi të marrë shembull Ermonela Jahon si frymëzim për vajzat dhe djemtë që ishin të pranishëm.
"Një vajze i thonin është e shtrëmbër nuk është mirë, e shkreta s'ka zë, gjynah. Ajo vinte këtu në lice. Dhe Ermonela Jaho këndoi në të gjitha sallat. Është një shembull shumë i ngjashëm me Messin që thoshte unë do luaj në 'Cump nou'. Prindërit e çonin për ta kuruar se rrezikonte të mbetej gjithë jetën i shkurtër dhe dihet se si shkoi historia. I them këto për vajza dhe djem që janë këtu pas meje. Jo të gjithë arrijnë në majë, megjithatë është vetëm çështje vullneti dhe gatishmërie", tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0031349658966064