INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eurostat, qiratë e shtëpive në Tiranë njohin vetëm rritje

Eurostat, qiratë e shtëpive në Tiranë njohin vetëm rritje

Publikuar më: 09:35 30-04-2019

Shumica e shqiptarëve preferojnë që të jetojnë kryesisht në kryeqytet. Mbipopullimi është shoqëruar dhe me rritje të çmimeve të banesave. Kryesisht qiratë e tyre kanë njohur vetëm rritje. Eurostat, bazuar në të dhëna e marra nga agjensitë e pasurive të paluajtshme në kryeqytet në zonat më në qendër ka konstatuar se çmimet e qerave gjatë vitit 2018 në raport me një vit më parë u rritën 6%.
Sipas Eurostat në Tiranë, një shtëpi me 3 dhoma kushtonte në 2018-n 730 euro, nga 670 që ishte një vit më parë. Apartamentet me 2 dhoma kushtonin rreth 540 euro, nga 520 euro që ishin një vit më parë.
Po ashtu edhe apartamentet vetëm me një dhomë, me sipërfaqe 60-80 metra katrorë, u rritën në 370 euro, nga 350 një vit më parë.
Rritje të çmimeve janë shënuar edhe për vilat.
Çmimi mesatar i qirave për vilat në 2018-n ishte 1.400 euro, nga 1.350 euro.
Megjithatë këto nuk janë çmimet më të larta në rajon. Qeratë më të larta, sipas Europstat, janë në kryeqytetin serb dhe në atë boshnjak. Për të njëjtën sipërfaqe, pra për një shtëpi 3+1, me sipërfaqe 110-130 metra katrorë, qiraja në Serbi ishte 1.350 euro, kurse në Bosnjë 820 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0045089721679688