INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërtimi i Unazës së Madhe! Flasin për IN News banorët që do t’ju shemben shtëpitë…[VIDEO]

Ndërtimi i Unazës së Madhe! Flasin për IN News banorët që do t’ju shemben shtëpitë…[VIDEO]

Publikuar më: 14:28 06-11-2018

Banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe kanë rrëfyer për mikrofonin e IN News histori personale, për lidhjen e tyre me zonën e banimit. Ata thonë se katet e para i kanë përshtatura për biznese, ndërsa të tjerat janë banesa. Një nga ta është kthyer nga emigracioni dhe sqaroi se të gjitha kursimet i investoi në kryeqytet.
“Flinim në birrucat e grekut mbi bitona me ujë dhe të mbulur me plasmas. Erdhëm këtu, menduam investojmë në vendin tonë”, tha një emigrant i kthyer.
Ndërsa të tjetër banorë kanë lënë vitë më parë qytete të tjera të vendit për një jetë më të mirë në metropol.
Një prej tyre sqaroi se kjo shtëpi është investim i 30 viteve. Ndërsa një tjetër që banote me qera tha se nuk është hera e parë që ata spostohen nga banesa.
Projekti për unazën e madhe prek 317 banesa. Disa prej tyre janë me dokumente pronësie, e disa të tjera prej vitesh janë në process legalizimi. Për prishjen e shtëpive me dokumente, përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranë, një ditë më parë sqaruan se do të dëmshpërblehen, ndërsa famijet që jetojnë në objekte që janë në proces legalizimi do të trajtohen me procedurë të posaçme me bonus qeraje për së paku një vit.

Article Logic
Execution time: 0.0030028820037842