INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me qytetin, ku të kërkosh lëmoshë në rrugë duhet të kesh licencë

Njihuni me qytetin, ku të kërkosh lëmoshë në rrugë duhet të kesh licencë

Publikuar më: 10:51 06-08-2019

Të paguash për të kërkuar lëmoshë. Është kjo ‘taksa’ më e re që ka prezantuar administrate e Eskilstuna një qytet në lindje të Suedisë. Në këtë qytet do të duhet të kesh një licencë për të kërkuar para në rrugë.

Kjo licencë do të jetë e vlefshme për tre muaj, dhe kushton rreth 23 euro. Ajo mund të merret duke plotësuar një modul online ose në stacionin e policisë duke patur me vete një dokument identifikimi.

Dhe kush do të kapet pa licencë në rrugë rrezikon të gjobitet deri në 375 euro.

Një nga këshilltarët e komunës u shpreh se ku program hyri në fuqi në 1 gusht pas një viti betejash ligjore.

Ai nënvizoi se pritet të shihet se ku do të cojë një projekt i tillë duke shtuar se një sistem i tillë do të duhet të ndihmojë që të pastrehët dhe të tjerë persona në nevojë të jenë në kontakt me autoritetet lokale e në vecanti me shërbimet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.003821849822998