INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trendi në Suedi, instalojnë mikroçipa në gisht

Trendi në Suedi, instalojnë mikroçipa në gisht

Publikuar më: 15:23 26-10-2018

E dini se ç’po ndodh në Suedi? Më shumë se 4000 mijë suedezëve janë duke iu implementuar mikroçipa në duar të cilët përmbajnë detaje rreth identitetit të tyre.

Përmes teknologjisë së re qytetarët mund të anashkalojnë nevojën për të patur bileta, akses për kartat e kreditit.

Por sipas njerëzve shumë skeptikë procedura e ashtuquajtur hakeri i trupit nuk e anashkalon faktin e vjedhjes së të dhënave të tyre private.

Në vitin 2017 një operator treni në Suedi njoftoi se rreth 100 personave iu instalua mikrocip në trup e në këtë mënyrë mund të paguanin udhëtimin e tyre.

Drejtuesi i trenit përmes një smartfoni mund të konfirmojë nëse pasagjerët kanë paguar. Një teknikë e tillë nisi të ndiqet edhe nga kompani të tjera shërbimi.

Një 28 vjecare shprehet se mikrocipi i zgjidhi shumë probleme. Ajo e përdori për të shpërndarë detaje të linkedin në shumë evente. Mjafton që ajo të prekte telefonin e dikujt dhe informacioni transferohej.

Mikrocipat janë dizejnuar për të përshpjetuar procedurat dhe për ta bërë më të lehtë aksesin e njerëzve kudo që ata ndodhen. Mikrocipat janë sa një kokërr orizi dhe futen në gishtin e përdoruesve përmes një shiringe të zakonshme.

Dhe e gjithë proceduar kushton 180 $.Qytetartë suedezë prej kohësh kanë pranuar të ndajnë detajet e tyre personale.

Vendi ka një histori për ndarjen e informacionit personal, i cili mund të ketë ndihmuar në lehtësimin e pranimit të mikroçipit.

Article Logic
Execution time: 0.0043089389801025