INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Suedi, hyn në fuqi ligji i ri: Akti seksual pa marrëveshje cilësohet përdhunim

Suedi, hyn në fuqi ligji i ri: Akti seksual pa marrëveshje cilësohet përdhunim

Publikuar më: 17:19 01-07-2018

Në Suedi ka hyrë në fuqi ligji i ri i cili cilëson përdhunim çdo lloj akti seksual që kryhet pa një marrëveshje fillestare, qoftë edhe kur nuk ka kërcënim apo dhunë.

Norma ligjore parshikon fajtor cilindo që kryen një akt seksual me një tjetër person, që nuk merr pjesë në mënyrë “të lirë”.

Në precedencë, ligji parashikonte si dhunë seksuale vetëm nëse akti ishte i shoqëruar nga dhuna ose ishte kryer nën kërcënim.

“Nuk ka absolutisht asnjë detyrim për të thënë ‘po’ formalisht, mjafton të klikosh mbi një pulsant në një aplikacion celulari apo diçka të tillë për të sinjalizuar. Thjesht, pjesëmarrja fizikisht (në aktin seksual), është një shenjë konsensusi”, – ka pohuar Ann Hannell, gjykatëse që ka marrë pjesë në shqyrtimin e ligjit.

Gjykatat duhet të jenë shumë të kujdesshme me faktin që “konsensusi të shprehet në fjalë, gjeste apo mënyra të tjera”, elementë mbi të cilët të gjithë gjykatësit duhet të vendosin në raste denoncimi.

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084