INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Çfarë të vizitojmë në shtator?''/ CN Travel rendit Shqipërinë mes 25 vendeve

''Çfarë të vizitojmë në shtator?''/ CN Travel rendit Shqipërinë mes 25 vendeve

Publikuar më: 10:24 06-08-2019

Shqipëria vitet e fundit po rekomandohet si një destinacion për tu vizituar nga medet e huaja.

Së fundmi media britanike CN Traveller, ka listuar Shqipërinë të 10-tën në listën e destinacioneve më interesante për turizmin gjatë muajit shtator të këtij viti.

CN shkruan se Shqipëria mund të mos jetë ende “Kroacia e re”, por kjo është pikërisht kjo ajo çka e bën të veçantë këtë vend, kjo perlë ballkanike deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht jashtë radarit.

Mund të ‘arratiseni’ në Rivierën Shqiptare për të admiruar rërën e artë dhe ujin e kthjellët të detit, që lakojnë nëpër limane të thepisura, evidenton përshkrimi i CN Traveller.

Sipas shkrimit, në verë plazhet janë të mbushura me vendas nga Tirana e jo vetëm, por në shtator teksa të gjithë kthehen në punë,  ju mund të shijoni paqen e bregdetit mëse të boshatisur si dhe klimën mesdhetare dhe Adriatikun e ngrohtë. 

Article Logic
Execution time: 0.0042719841003418