INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punime në kabina/ Disa zona në Tiranë deri në 6 orë pa energji, jo vetëm sot

Punime në kabina/ Disa zona në Tiranë deri në 6 orë pa energji, jo vetëm sot

Publikuar më: 10:42 24-06-2019

Ditën e sotme dhe ditën e nesërme disa lagje të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve dhe rikonstruksioneve të kabinave.

Konkretisht OSHEE njofton se sot nuk do të ketë energji në këto zona: në rrugën “Riza Cuko” pjesërisht, rruga “Gjon Kastrioti”, rruga “Lord Bajron”, rruga “Rexhep Preza”, rruga “Koli Bano”, nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00 stakim të energjisë do të ketë në rrugën Tahir Sinani”, si dhe në rrugën “Pandi Dardha”. Po kështu nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ndërprerje të energjisë rruga “Sabri Preveza”, rruga “Teodor Keko”, rruga “Naim Frashëri”, rruga “Jordan Misja”, rruga “Petro Marko”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”.

Për sa i përket ditës së nesërme, OSHEE bën me dije se ndërprerje do të ketë: në orën 09:00-15:00/rruga “Mine Peza”, rruga “Teodor Keko”, në orën 9:30-15:00/rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko”ndërsa në orën 09:00-12:00/ rruga “Myslym Keta”, rruga “Tahsim Shehu”, rruga “Ramazan Disha.

Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148