INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxehti përvëlues, Parisi në gatishmëri, ja cili është plani…

I nxehti përvëlues, Parisi në gatishmëri, ja cili është plani…

Publikuar më: 10:39 24-06-2019

Sikurse ishte paralajmëruar i nxehti afrikan ka përfshirë shumë shtetet europiane dhe një prej tyre është edhe Parisi.

Por kryeqyteti francez ka marrë masa për të përballuar këto ditë. Pishinat dhe parqet do të jenë më shumë orë të hapura për të zbutur efektet e valës së nxehtësisë.

Shumë prej qyteteve europiane do të jenë nën pushtetin e temperaturave të larta që do të arrijnë deri në 40C.

Në ditë të tilla Parisi ka vendosur që "dhomat e ftohta" do të hapen në ndërtesat publike të caktuara gjatë pasdites dhe burime shtesë të ujit dhe spërkatësit janë vendosur në të gjithë kryeqytetin.

Një numër i pishinave janë lejuar të qëndrojnë të hapura deri vonë pasdite. Ndërkohë, parqet dhe kopshtet do të mbeten të hapura gjatë natës.

Punëtorët e ndihmës do të jenë më të shumtë për të ndihmuar njerëzit e pastrehë, ndërsa një numër strehimesh dhe banjash publike do të zgjasin orarin e tyre të punës.

Article Logic
Execution time: 0.0039021968841553