INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tashmë është zyrtare, zbulohet e ardhmja e Ermal Mamaqit në televizion: Ju përqaputh të gjithëve… [FOTO]

Tashmë është zyrtare, zbulohet e ardhmja e Ermal Mamaqit në televizion: Ju përqaputh të gjithëve… [FOTO]

Publikuar më: 14:45 06-09-2019

Ashtu siç flitej, ashtu ndodhi. Emri më i “nxehtë” i kësaj merkatoje televiziove ishte Ermal Mamaqi.

Në shumë media online është shkruar se moderatori do të largohet nga TV Klan dhe dyshimet i shtoi më shumë postimi i televizonit ku programi i moderatorit nuk bënte pjesë.

Duke qenë se ai mungonte në spotin e ri, të gjithë shpejtuan për të dalë në konkluzionin se Ermali do të largohet nga televizioni. Mirëpo së fundmi, Ermali ka folur për herë të parë lidhur me këto thashetheme me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ermali njofton se ka vendosur të marrë një pushim të shkurtër si moderator dhe gjatë kësaj periudhe do të përqëndrohet tek karriera e tij në industrinë e kinematografisë dhe atë të marketingut.

Ermali bën të ditur se nga janari me shumë mundësi do e shohim me një format të ri emisioni për të cilin ka kohë që punon bashkë me ekipin krijues të Xing.al.

"Miq... Ju jam mirnjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me Xing me Ermalin. E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet. Dhe vendimet më të rëndësishme dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë.

Kam marrë vendim të bëj një pauz të shkurtër në punën time si moderator. Si rrjedhojë...Xing me Ermalin nuk do të jetë, të paktën deri në janar në programet televizive. Karriera ime do të zhvendoset në industrinë e Kinematografisë dhe Marketingut në këto momente.

Në të njëjtën kohë bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Television.

Një falenderim të madh kam për Regjisoren Lorena Basha, Skenaristët Besnik Mustafaj dhe Klaudja Brahimaj, për Olimpjan dhe Bandën e Xingut si dhe për të gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të Xing me Ermalin. Mirnjohje Televisionit Kampion TVKlan për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto 3 vite. Ndërkohë miq ju pres në surpriza të reja që do tju mekin...

Se siç thotë dhe miku im Will Smith "në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë. Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën tja vlejë". Ju përqaputh të gjithëve", shkruan Ermali.

View this post on Instagram

Miq... Ju jam mirnjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me Xing me Ermalin. E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet. Dhe vendimet më të rëndësishme dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë. Kam marrë vendim të bëj një pauz të shkurtër në punën time si moderator. Si rrjedhojë...Xing me Ermalin nuk do të jetë,të paktën deri në janar në programet televizive. Karriera ime do të xhvendoset në industrinë e Kinematografisë dhe Marketingut në këto momente. Në të njëjtën kohë bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Television. Një falenderim të madh kam për Regjisoren Lorena Basha, Skenaristët Besnik Mustafaj dhe Klaudja Brahimaj, për Olimpjan dhe Bandën e Xingut,montazhierët Vini dhe Pavjoli, Kejvinën dhe Belindën si dhe për të gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të Xing me Ermalin. Mirnjohje Televisionit Kampion TVKlan për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto 3 vite. Ndërkohë miq ju pres në surpriza të reja që do tju mekin... Se siç thotë dhe miku im Will Smith "në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë. Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën tja vlejë" Ju përqaputh të gjithëve.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0039870738983154