INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku sapo i hodhi një thumb Ermalit për filmin e ri? Ja ç’thotë ai: Në Shqipëri ka dy lloje, ata që flasin dhe…[FOTO]

Bes Kallaku sapo i hodhi një thumb Ermalit për filmin e ri? Ja ç’thotë ai: Në Shqipëri ka dy lloje, ata që flasin dhe…[FOTO]

Publikuar më: 12:49 04-09-2019

Mund të themi se tashmë të bërit filma në Shqipëri është kthyer në një trend të ri. Ermal Mamaqi pas suksesit të 'Dy Gisht mjaltë' ka paralajmëruar një tjetër film dhe gjithashtu prej disa javësh dhe Bes Kallaku ka zbuluar se ka gati filmin e tij komedi të quajtur 'Falco' me një kast të gjerë aktorësh dhe figurash të njohura të shoëbizz-it shqiptar.

Në media dihet që ka konkurencë të madhe, por se si i sheh aktori Besart Kallaku fjalët se ai dhe Ermal Mamaqi janë në garë me njëri-tjetrin tashmë edhe në kinematografi, e ka treguar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli”.

“Kur thotë Ija ime “Gjithkush ka kismetin e vet”. Unë kam 2 vjet e gjysëm që merrem dhe më është dashur një kohë e gjatë që të merrja vendimin për ta sjellë. Tani u poqën gjithë elementet dhe erdhi momenti që të nisja xhirimet. Unë nuk kam patur dhe as më ka shkuar në mend që të kem konkurrencë me Ermalin. Secili duhet të punojë. Në Shqipëri ka 2 lloje ata që flasin dhe ata që punojnë. Unë kam zgjedhur të punoj dhe të mos flas as për veten as për të tjerët.”,- ka thënë aktori lidhur me këtë çështje.

RREZE.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0020031929016113