INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blendi Fevziu pozon nga Londra, vajza i bën komentin më epik të mundshëm: Ç'është kjo q... [FOTO]

Blendi Fevziu pozon nga Londra, vajza i bën komentin më epik të mundshëm: Ç'është kjo q... [FOTO]

Publikuar më: 13:01 04-09-2019

Blendi Fevziu është padyshim një ndër gazetarët politik më të njohur në Shqipëri, emisioni i së cilit ndiqet nga të gjithë.

blendi.png

Gjithashtu moderatori është shumë i ndjekur dhe në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit e tij foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Dihet tashmë që moderatorit i pëlqen shumë të udhëtojë ku madje ka shkuar në vende që jo të gjithë i kanë vizituar si Kenia, Ruanda, Senegal e shumë të tjerë. 

Një nga vendet më të veçanta që Blendi vizitoi këtë vit ishte Maçu Piçu, në të cilin shkoi me vajzën e madhe Mishelin.

-640-0-5d6f96267b2df.jpg

Ndërsa ditët e fundit moderatori i kaloi në Londër, i cili postoi një foto ku mori shumë pëlqime dhe komente pozitive , por vëmendjen më të madhe e mori komenti epik i vajzës së tij të madhe Mishel.

"Ç'është kjo e qeshme me zor"- i ka shkruar e bija, Blendit.

Blendi është kthyer nga Londra pasi me datë 5 shtator nis sezoni i ri i "Opinion".

-640-0-5d6f9574e4d36.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562