INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Klan apo në Top Channel? Blendi Fevziu e pranon vetë: Ja ku do të jem sezonin tjetër [FOTO]

Në Klan apo në Top Channel? Blendi Fevziu e pranon vetë: Ja ku do të jem sezonin tjetër [FOTO]

Publikuar më: 21:59 12-06-2018

Gazetari njohur Blendi Fevziu, i ftuar në "360 Gradë" në Ora News i ka dhënë fund dilemave se ku do të jetë sezonin e ardhshëm.

"Unë kam qenë mes një tundimi për një projekt shumë interesant që në Top ka nisur të zbatojë Ben Blushi dhe tërheqjes emocionale ndaj një televizioni ku kam qenë prej 20 vjetësh pa pasur kurrë një shqetësim nga ato që shumë prej kolegëve kanë.

Unë kam thënë që kjo nuk është një zgjedhje racionale, pati ato zgjidhen kollaj.

Ka qenë një zgjidhje emocionale. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën", tha Fevziu.

Prej shumë vitesh ai është pjesë e televizonit Klan me emisionin e tij "Opinion” dhe siç e thotë vetë, do të jetë sërish pjesë e tij.

fevzi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041160583496094