INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festojnë 2 vjetorin e martesës! Xhensila i përgatit Besit një surprizë romantike, por reagimi i tij do ju shkrijë së qeshuri [VIDEO]

Festojnë 2 vjetorin e martesës! Xhensila i përgatit Besit një surprizë romantike, por reagimi i tij do ju shkrijë së qeshuri [VIDEO]

Publikuar më: 10:24 02-09-2019

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve me të dashur të showbiz-it shqiptar. Ata janë mjaft aktivë në rrjete e tyre sociale dhe gjithmonë rrëmbejnë vëmendje me postimet e tyre të herë pas hershme.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka, por vogëlushen kanë vendosur ta mbajnë larg rrjeteve sociale.

7c3ddc61482baea7ea4624d288c8ef1c_L.jpg

Mbrëmjen e djeshme, çifti kanë festuar së bashku 2-vjetorin e martesës së tyre.

-640-0-5d6c1e1fd6172.jpg

Xhensila kishte organizuar një darkë me të vërtetë si nëpër filma për këtë përvjetor, duke na lënë të gjithëve pa fjalë, por jo Besin.

Në videot e postuara nga llogaria e Instagramit, Instastory të Xhensilës duket se darka eshte shtruar në një lulishte dhe rruga për të shkuar tek tavolina e çiftit është ndriçuar me qirinj.

Aq shumë qirinj ka ndezur Xhensila saqë Besi nuk ka ndenjur dot pa bërë edhe pak humor.

“Ishalla nuk po ngatërrojnë avionët e Rinasit dhe ulen këtu”- ka thënë ai, ndërsa shkruan se darka nuk shkon pa një domate duke i bërë ndjekësit të qeshin.

 

WhatsApp-Video-2019-09-01-at-221043 from sonila on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665