INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni se cilat janë vajzat e ‘showbiz-it’ shqiptar që nuk e ndryshuan mbiemrin edhe pas martesës [FOTO]

Zbuloni se cilat janë vajzat e ‘showbiz-it’ shqiptar që nuk e ndryshuan mbiemrin edhe pas martesës [FOTO]

Publikuar më: 15:04 26-08-2019

Prej vitesh jemi mësuar me idenë dhe traditën se direkt pas momentit të kurorëzimit të dashurisë së një çifti, vajza të marrë mbiemrin e partnerit. Megjithatë, ekzistojnë disa personazhe publikë të cilët na kanë bërë të ndryshojmë mendim lidhur me këtë çështje. Pjesa më e madhe e VIP-ave kanë zgjedhur të mos e marrin këtë vendim, duke ruajtur emrin dhe mbiemrin me të cilin i ka njohur publiku shqiptar prej vitesh.

Kur i referohemi këtij fakti e lidhim me listën e gjatë të personazheve të cilët zgjodhën të mos e ndryshojnë në asnjë moment emrin e tyre artistik, edhe pasi u martuan apo u bënë prindër për herë të parë.

Marina Vjollca kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, Getoar Selimi, në muajin shtator të vitit 2017 në një ceremoni të kuruar deri në detaje në Gjirin e Lalzit. Megjithatë bukuroshja e ekranit vendosi që për publikun të mbetej me të njëjtin mbiemër, ndonëse nuk e dimë se si qëndron puna në pasaportë.

marina3.jpg

Jona Spahiu i dha fund beqarisë në muajin qershor të vitit 2018, duke kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Frenkli Ymeraj. Ndonëse disa muaj më pas Jona u bë nënë për herë të parë me një djalë të quajtur Raiden, moderatorja ruajti të njëjtin emër për ndjekësit e saj.

jona-spahiu-min.jpg

Nora Istrefi u martua në muajin shtator të vitit 2014, duke i dhënë kështu fund lidhjes së saj shumëvjeçare dhe të bukur me Robert Berishën. Ndonëse dhe Istrefi u bë nënë me një vogëlushe të quajtur Renee, ajo zgjodhi që për publikun të vazhdonte të njihej me mbiemrin e saj.

-785-0-5d6376b0eb170.jpg

Xhensila Myrtezaj i dha fund beqarisë me aktorin e humorit, Besart Kallaku në muajin shtator të vitit 2017. Dysha u bënë prindër pak kohë më pas me një vajzë të quajtur Ajka, megjithatë për publikun nuk pati asnjë ndryshim nga emri që e kishin thërritur deri në atë moment.

640-0-5cbf81ef41f5d-600x354.png

Aurela Gaçe vendosi të kurorëzonte dashurinë disavjeçare me partnerin e saj, Skerdin në muajin shtator të vitit 2013 në një ceremoni mjaft speciale. Pas këtij momenti këngëtarja energjike e skenës shqiptare nuk bëri të ditur se cilin mbiemër mbante në pasaportë, megjithatë për publikun vazhdon të njihet njësoj.

aurela-skerdi.jpg

Angela Martini u martua me partnerin e saj, Dragos Savulescu, në një ceremoni tepër private në Las Vegas. Modelja u shfaq në ditën e saj të martesës me një fustan ngjyrë të zi dhe mjaft provokuese dhe kjo mjaftoi që të komentohej gjerësisht nga ndjekësit e saj. Pas këtij momenti as bukuroshja shqiptare nuk e ndryshoi mbiemrin në rrjetet sociale për fansat e saj.

angelaa-1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945