INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Shokë të mirë deri në vdekje”/ Nga njohja, deri te ndarja, njihuni me historinë e Norës dhe Robertit që i habitën të gjithë! [FOTO]

“Shokë të mirë deri në vdekje”/ Nga njohja, deri te ndarja, njihuni me historinë e Norës dhe Robertit që i habitën të gjithë! [FOTO]

Publikuar më: 15:18 26-08-2019

Padiskutim që lajmi më i rëndësishëm për botën e showbizzit i ditëve të fundit është ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit. Prej disa ditësh përflitej për një ndarje të mundshme, por vetëm ditën e djeshme ishte Roberti ai që njoftoi në mënyrë publike nëpërmjet instagramit të tij se ai dhe Nora Istrefi i kanë dhënë fund martesës, por jo miqësisë.

Por si lindi dashuria e Robertit dhe Norës?

Dashuria për muzikën ishte ajo që i lidhi fillimisht me njëri-tjetrin Norën dhe Robertin.

"Më ka pëlqyer si dukej, më kanë pëlqyer muhabetet me të, jam ndjerë në fillim shumë vetëvetja, shumë e lirë."- pati deklaruar Nora për fillimin e lidhjes midis tyre. Dyshja është takuar ballë për ballë me njëri-tjetrin në një varg koncertesh në Gjermani dhe më vonë kanë caktuar disa takime në Prishtinë.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha ndenjën të lidhur e të fejuar 8 vjet para se ta kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë. Vetëm me 2 Shtator të vitit 2014, dyshja vendosi ta kurorëzonte me martesë dashurinë e tyre.

Dasma kishte 350 të ftuar mes të cilëve dhe personazhe VIP si Capital T, Ledri Vula, Gili, Ermal Fejzullahu, Teuta Selimi e shumë artistë të tjerë. Në dasmë çifti zgjodhën të mos shkëmbenin unaza sepse i kishin shkëmbyer gjashtë vite para se të martoheshin, në fejesën e tyre, shkruan xing.al. Unazat i kishin blerë në një argjendari të Neë Yorkut dhe duke qenë se kishin një vlerë të madhe sentimentale për to, vendosën të mos i ndërronin.

dkket.jpg

 

Momenti më i bukur i dasmës për ta ka qenë kur kanë mbërritur në sallë dhe kanë parë të gjithë të afërmit e miqtë që ishin mbledhur aty për të gëzuar bashkë me to. Hyrja e çiftit në sallë u shoqërua nga një këngë shumë romantike nga John Legend "All of me".

Dashuria dhe emocioni mes historisë së Norës dhe Robertit u rrit akoma më shumë në vitin 2015, me ardhjen në jetë të bijës së tyre, të cilën vendosën ta quajnë Renee.

Përpos thashethemeve për ndarje, thashethemeve për krizë martesore midis tyre, për tradhëti, Nora dhe Roberti e jetuan për shumë vite dashurinë e tyre, derisa së fundmi ishte Roberti ai që deklaroi ndarjen nga këngëtarja. Pavarsisht ndarjes, dyshja vazhdojnë të gëzojnë marrëdhënie të mirë mes njëri-tjetrit, për hir të shumë viteve histori dhe vajzës së tyre Renee.

flavop.jpg

 

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Tokio të Japonisë. Kampionia olimpike arriti ta fitojë medaljen e bronztë, pasi mposhti portugezen Joana Ramos në dyluftimin për vendin e tretë. Kelmendi u eliminua në gjysmëfinale nga xhudistja e talentuar, Uta Abe, por arriti që t’i sigurojë Kosovës medaljen e dytë pas asaj të bronztë të Distria Krasniqit, të cilën e fitoi një ditë më parë.

Në ditët në vazhdim, në “Tokyo 2019” do të garojnë edhe xhudistët e tjerë kosovarë, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396