INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sokol Balla Live/ Erion Veliaj për teatrin: ''Sot jemi në finalizim të këtij konsensusi të madh...'' [VIDEO]

Sokol Balla Live/ Erion Veliaj për teatrin: ''Sot jemi në finalizim të këtij konsensusi të madh...'' [VIDEO]

Publikuar më: 15:21 26-06-2018

Drejt zgjidhjes çështja e Teatrit Kombëtar. Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë ekskluzive për “Sokol Balla Livë” në In Radio, lajmëron se është drejt gjetjes së një zgjidhjeje për këtë çështje.
Erion Veliaj:
“Sot jemi në finalizim të këtij konsensusi të madh. S’kemi rezultat final por jemi shumë afër, artistët që ishin mendjehapur u bindën se rikonstruksioni është i pamundur”.
Por kush është zgjidhja, propozimi konkret që bashkia e Tiranës do ja propozojë shumë shpejt Kryeministrit Edi Rama? Kësaj pyetje Erion Veliaj i përgjigjet qartë dhe prerë, një Teatër i ri pa kullë dhe truall të cunguar.
Erion Veliaj:
“Për të pasur një teatër pa kullë sipër , një teatër komplet më vete dhe të shkëputur, pa prekur asnjë centimetër katror të tokës së teatrit dhe duke mos përdorur asnjë taksë të taksapaguesve”.
Veliaj sqaron se artistët pas këtij propozimi kanë bërë një hap pas duke pranuar projektin e Teatrit pa kullë.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777