INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Jozefina Topalli. 26 vite nga 22 marsi vendi pa qeveri dhe pa opozitë [FOTO]

Shpërthen Jozefina Topalli. 26 vite nga 22 marsi vendi pa qeveri dhe pa opozitë [FOTO]

Publikuar më: 16:34 22-03-2018

Një nga kritiket më të ashpra të Lulzim Bashës, kreut demokrat, Jozefina Topalli ka shpërthyer kundër kreut të selisë blu. Në një status të gjatë kushtuar 26 vjetorit të fitores së parë të Partisë Demokratike Topalli thotë se vendi jo vetëm që është pa qeveri por dhe pa opozitë. 

Jozefina Topalli”
“Gëzuar 22 Marsin, ditën e triumfit të demokracisë.
26 vite më parë Partia Demokratike fitoi mbi regjimin më të egër diktatorial të EH.
26 vjet më parë, shqiptarët vendosen të nisin udhëtimin e tyre drejt lirisë, shpresës dhe integrimit të tyre me perëndimin.
Ata ia dolën të liberalizojnë vizat, të bëhen anëtarë të NATOS, të CoE, të OSBE si dhe të bëhen anëtarë kandidat të BE.
Por pas 26 vitesh vendi ndodhet sërish në një fazë kritike : pa qeverisje dhe pa opozitë.
Pas 26 vitesh shqiptarët po largohen nga shtëpitë e tyre sepse ata nuk shohin dritë në fund të tunelit; As në kohët e pushtimeve, shqiptarët nuk kanë ikur në këta përmasa si sot;
Pas 26 vitesh vendi ynë përmendet më shumë për drogën dhe hashashin se sa për bukurinë e natyrës se saj apo për studentet dhe artistët shqiptarë që shkëlqejnë kudo;
Pas 26 vjetësh ne rreshtohemi si vendi me popullsinë më të pa lumtur, gjë që nuk ka ndodh as në ditët më të vështira; rreshtohemi si vend shumë i korruptuar, por mbi të gjitha si vend ku varfëria e mjerimi janë shumëfishuar dhe rinia është pa të ardhme; si vendi ku pasuria është përqendruar në pak duar dhe ku vendimet politike nuk i marrin forcat politike, por vetëm 4-5 titullarë.
Sikur të gjitha këta të mos mjaftonin, në vendin tonë demokracia është në rrezik.
Brenda PD, forcës politike që solli votën e lirë, sot nuk ka më zgjedhje, nuk ka më forume, nuk ka më statut, nuk ka më debat.. të gjitha janë farsë!
Dhe kjo është vetëm njëra anë. Pas 26 vitesh Lulzim Basha ka zhdukur jo vetëm të djathtën , por opozitën si garancinë kryesore të qytetarëve për t’i dalë zot lirive si dhe të drejtave të tyre ekonomike, politike e sociale.
Pas 26 vitesh Lulzim Basha kërkoi shfuqizimin e 20 Shkurtit, datës së rrëzimit të shtatores së diktatorit;
Pas reagimeve të forta Projektligji u tërhoq ,me justifikime tamam si dikur; ku njëri bënte autokritike të thellë ( si dikur në plenume), ndërsa LB si gjithmonë nuk dinte asgjë , dhe i habitur për çfarë po dëgjonte, tamam si Pal Vata kur thoshte: “Pasha t’madhin zot, unë e Enveri s’dimë gja, në pastë ba Mehmeti, me krye të vet!”
Sot më shumë se kurrë shqiptarët duhet të bëjnë një reformë të thellë të forcave politike që ata të mos mbeten si pronë e titullarit ; Sot më shumë se kurrë interesi publik, interesi i PD kërkon që LB të bëjë transparencë për burimet, kanalet e parave të lobimit si dhe t’i përgjigjet çdo akuze që i bëhet nga brenda dhe jashtë vendit në lidhje me lidhjet e tij opake.
Demokratet duhet të ngrihen për t’ i dalë zot fëmijëve të tyre, familjes së tyre, partisë së tyre, vendit të tyre;
Pa i rikthyer Partinë Demokratike -demokratëve, pa rikthy opozitën në vend, ER nuk lëshon karrigen”.

 

topalli_ne_fb.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941