INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pranvera s’do duket as në fillim të prillit! Tanja Porja, për IN News analizon kapriçiot e marsit[VIDEO]

Publikuar më: 16:59 22-03-2018

Ky fillm pranvere as që është dukur i tillë të paktën gjatë muajit mars, pasi shirat thuajse nuk janë ndalur në pjesën më të madhe të ditëve. Po një fenomen shumë i rrallë do ndodhë sot. Sipas ekspertes së motit pranë Meteoalb, Tanja Porja, sot e gjithë vija bregdetare do të përshihet nga një ciklon me tipare të ngjashme me tornadot.

“Presim krijimin e një cikloni në Karburun i cili do të përhapet në të gjitha brigjet shqiptare deri në Shën Gjin nga mëngjesi deri në mbrëmje. Erërat do të jenë me shpejtësi të përafërta me tornadot me shpejtësi mbi 70km në orë,” tha ekspertja për IN News.
Ndërsa për rreshjet e pazakonta të muajit mars sinoptikanët kanë një shpjegim, pasi kanë bërë një analizë të hollësishme: “Pranvera në Shqipëri është e pasur më reshje, por duhet të kishte 9-10 ditë në një muaj shi, por meqë temperaturat kanë qënë më të larta se norma, bën që të ndodhë një anomali termike ndaj për pasojë rreshjet kanë qënë më të shumta.”
Tanja Porja gjithashtu sqaron me detaje sasisë e shirave që kanë rënë në vend dhe se sa e kanë tejkaluar normën.
“Është tejkaluar sasi normale e reshjeve në mars. Edhe Tirana e ka kaluar normën më 1.5 herë më shumë. Ndërsa veriu ka marrë deri 2.8 herë më shumë rreshje ne norma,” tha Porja.
Të gjithë kemi kërshëri të dimë kur do vijë pranvera, në fakt lajmet janë të zymta pasi në veri ka nisur dëbora dhe shirat nuk do të ndalen. Të paktën deri në fillim të muajit prill vëshirë se do të shijojmë pranverën me diell.

Article Logic
Execution time: 0.0046238899230957