INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet në Tiranë iraniani, që dyshohej se do kryente sulm terrorist

Arrestohet në Tiranë iraniani, që dyshohej se do kryente sulm terrorist

Publikuar më: 17:41 22-03-2018

Policia në kryeqytet ka arrestuar një shtetas iranian, pasi dyshohet se po planifikonte të kryente sulm terrorist në ambjentet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Forcat e shumta të policisë i kanë vënë shumë shpejt prangat shtetasit iranian, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore dhe e kanë arrestuar për ta marrë në pyetje dhe për të verifikuar sinjalizimet se ky shtetas mund të kthente festën në një tragjedi. Në vendin tonë iraniani është një nga personat e shumtë të dyshuar si eksponetët të grupeve radikale madje dhe disa muaj më parë pati disa arrestime dhe në Shkodër, pasi policia kishte informacion se do sulmoheshin tifozët gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael në stadium.

Article Logic
Execution time: 0.0029799938201904