INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmohet sërish Franca, të shtëna në qendër të Parisit, ka viktima [FOTO / VIDEO]

Alarmohet sërish Franca, të shtëna në qendër të Parisit, ka viktima [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 21:49 20-04-2017

21:00 - Një oficer policie është vrarë nga të shtënat në Paris mbrëmjen e sotme dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Siç bëjnë me dije sajtet e njohura CNN dhe Reuters, agresori i cili ka qëlluar drejt policisë me kallashnikov është vrarë . Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor Champ-Elysees, i cili është mbyllur dhe autoritetet vendase po mundohen të evakuojnë zonën. Në makinën ku ndodhej atentatori, dyshohet se ishte edhe një person tjetër që po e drejtonte automjetin dhe është në kërkim nga policia.

21:03 - Ndërkohë që sulmi vjen vetëm 3 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Francë.

21:08 - Autoritetet vendase shprehen se është shumë herët për të thenë se cili ishte motivi i këtij sulmi.

3F6F28CE00000578-4429938-image-m-5_1492720899014.jpg

21:35 - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është solidarizuar me Francën duke shprehur keqardhje për këtë ngjarje të rëndë duke e cilësuar si terror. Trump: “Fillimisht shprehim ngushëllimet tona për francezët. Duket si një sulm tjetër terrorist. Çfarë mund të thuash? Duhet të jemi të fortë dhe vigjilentë, e kam thënë për një kohë të gjatë këtë”.

21: 45 - Prokurorët e anti-terrorit kanë nisur një hetim të menjëhershëm për këtë rast emergjent.

22:10 - Presidenti Francois Hollande ka organizuar një mbledhje urgjente me gjeneralët dhe kabinetin.

22:15 - Komunikimi i Policisë së Parisit: Një person doli nga makina dhe hapi zjarr ndaj dy policëve të cilët ishin në detyrë duke ruajtur zonën.

22:15 - Policia është për kontroll në shtëpinë e atentatorit, i cili njihej si një person problematik.

22:18 - Konfirmim nga policia: Një polic ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

22:35 - Reuters raporton se njëri prej atentatorëve ka ardhur në Paris nga Belgjika me tren

 

3F6F279D00000578-4429938-image-a-47_1492725352072.jpg

 

22:50 - Presidenti francez Francois Hollande ka deklaruar në një konferencë për shtyp se është i tronditur nga ngjarja në zemër të Parisit duke ngushëlluar familjarët e viktimës dhe në të njëjtën kohë i ka dhënë kurajo vendit të tij për të vazhduar luftën kundër terrorizmit. Hollande deklaron se nesër, në orën 09:00, do të mbledhë Kabinetin e Sigurisë.

23:10 - Dy kandidatët kryesorë për President të ardhshëm, François Fillon dhe Marine Le Pen anullojnë takimet e fundit elektorale që kishin parashikuar për nesër në ditën e fundit të fushatës. Gjithashtu François Fillon ka ftuar edhe kandidatët e tjerë që ti anullojnë edhe ato takimet e fundit.

23:30 - ISIS merr përsipër ngjarjen e Parisit 

00:30 - Kryeprokurori francez flet në një konference për shtyp nga vendngjarja dhe konfirmon se atentatori është vrarë dhe rezultojnë dy të plagosur lehtë, një polic dhe një turist i huaj. Më shumë informacione do të zbulohen nesër në një deklaratë të detajuar.

00:40 - Zona në Champ-Elysees lirohet nga forcat e policisë dhe nis qarkullimi i lirshëm i makinave.

 

Automjeti i atentatorëve:

 
 

Momenti i vrasjes së atentatorit:

 

LIVE NGA PARISI: 

Article Logic
Execution time: 0.0022640228271484