INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka Vetting për anëtaren e Gjykatës së Lartë Mirela Fana. Vetëlargohet nga drejtësia

S’ka Vetting për anëtaren e Gjykatës së Lartë Mirela Fana. Vetëlargohet nga drejtësia

Publikuar më: 16:29 28-03-2018

Frika ndaj Vettingut po sjellë vetëlargimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pa pushtuar procesin e Vettingut për disa zyrtarë të sistemit të drejtësisë.

Procesi i Vettingut është ndërprerë për Mirela Fanën, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë. Procesi ndaj saj u ndërpre për shkak se ajo ka dhënë dorëheqjen pranë Presidentit të Republikës.
Gjithashtu, procesi i vettingut është ndërprerë edhe për prokurorin e Krujës, Sulejman Tola.
Katër ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë, përkatësisht Erlindi Basha, Etleva Sherifi, Adnand Bërdica dhe Eritan Shehu, kanë dhënë dorëheqje nga detyra dhe për pasojë procesi i Vettingut ndaj tyre është ndërprerë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procedurat e rivlerësimit edhe për Ilir Pashajn, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan. Sipas ligjit, ata që japin dorëheqjen para nisjes së Vettingut, nuk mund të kthehen në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713