INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po dorëzonte para në bankë, grabitet një person në Tiranë

Po dorëzonte para në bankë, grabitet një person në Tiranë

Publikuar më: 16:20 28-03-2018

Grabitësit i marrin paratë një qytetari teksa po hynte në bankë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës, ndërsa sipas të dhënave të para mësohet se kanë qenë dy autorë që i kanë marrë paratë dhe janë larguar me motorr. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Mësohet se ka qenë një përfaqësues i një kompanie i cili do depozitonte një shumë parash në bankë. Por ende nuk janë bërë të ditura shuma e parave që është grabitur.
Nga të dhënat policore bëhet e ditur se personi i grabitur është përfaqësues i një firme që ka qenë duke dërguar një sasi lekësh në një qese, në një filial banke në afërsi të “Komunës së Parisit”.
Jashtë ambienteve të bankës i kanë dalë para dy persona me motor dhe me kapuç dhe i kanë marrë me forcë qesen e lekëve dhe janë larguar sërish me motor

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268