INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria kërcënohet nga përmbytjet, tërmetet dhe thatësira[VIDEO]

Shqipëria kërcënohet nga përmbytjet, tërmetet dhe thatësira[VIDEO]

Publikuar më: 15:31 28-03-2018

Publikohet harta e Ideksit të Rrezikut e  cila e rendit Shqipërinë në vendin e 123 nga 191 vende të marra në shqyrtim. Indeksi i Riskut INFORM 2018 ka bërë një renditje duke u bazuar tek të dhënat ndaj krizave humanitare dhe fatkeqësive natyrore. Janë vlerësuar 30 tregues për ndikimin e krizës, efektet e saj gjeografike, njerëzore dhe fizike. Duke u bazuar te ky studim vendi ynë konsiderohet në një nivel të ulët dhe të qëndrueshëm, rreziku duke qenë se në 3 vitet e fundit nuk ka pasur përkeqësime. Të dhënat tregojnë se Shqipëria është më e ekspozuar ndaj rrëziqeve natyrore siç janë: tsunami, thatësira, tërmetet dhe përmbytjet. Maqedonia dhe Italia renditen në të njëjtin pozicion me vendin tonë. Më pak të rriskuar nga vendet fqinje janë  Mali i Zi i cili ëshët pozicionuar i 136-ti dhe Kroacia e cila ndodhet në vendin e 144.  Duke mbetur sërish në rajon më të rrezikuar ndaj krizave humantitare dhe fatkeqësive natyrore janë Greqia e 113-ta në listë, Serbia e cila renditet në pozicionin e 103 dhe Bosnje Hercegovina në vendin e 92.  Më të rrezikuara ndaj krizave janë vendet afrikane.  Somalia renditet e para në listë,e ndjekur pas nga vende si  Sudani i Jugut, Çadi dhe Afganistani. Në këtë grupin e 10 vendeve më të rrezikuara është edhe Siria. Më pak të ekspozuara ndaj indekseve të rrezikut janë shtetet europiane.

Article Logic
Execution time: 0.0034189224243164