INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona

Publikuar më: 16:46 28-03-2018

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e somte në aksin rrugor Fier-Vlorë me pasojë plagosjen e 5 personave. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Bëhet me dije se sot, më datën 28.03.2018, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit, është përplasur mjeti tip "Nisan" me drejtues shtetasin R.C, dhe mjeti tip "Opel" me drejtues shtetasin R.N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e të dyja mjeteve, konkretisht shtetasit:

-F.N,63 vjeçe, banuese në Vlorë.

-N.K, 69 vjeç, banues në Vlorë.

-S.M, 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

-Dh.N, 30 vjeç, banues në Sarandë.

-E.F, 28 vjeçe, banuese në Berat.

Të gjithë të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545