INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
30 mijë dosje abuzimi me pronat në bregdet?! Task Forca nis verifikimin

30 mijë dosje abuzimi me pronat në bregdet?! Task Forca nis verifikimin

Publikuar më: 16:52 28-03-2018

Pronat në bregdetin shqiptar janë problematika. Verifikimi i të gjithë certifikatave të pronësisë ka nisur përmes Task Forcës të nisur nga Ministria e Drejtësisë. Mësohet se bregdeti i Vlorës, Sarandës, Lezhës dhe Velipojës janë ndër zonat më problematike për sa i përket abuzimeve me tokat në bregdet. Por kush është skema me të cilën abuzuesit kanë përfituar prona apo kanë dhënë tituj pronësie? Është kreu ALUIZNI, Artan Lame, i cili ka [publikuar disa mënyra abuzimi siç është tjetërsimi i titujve, shpërndarja e pronës nga dy herë për të njëjtët persona si dhe shpërndarja e tokës edhe për persona që nuk kanë qenë fare në fshat.
Arta Lame:
“Gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar, nuk ka ndodhur më kot. Është lënë jetë e mot në këto 20 e ca vjet i paregjistruar për tu shqyer. Dhe me thënë të drejtën ia kanë dalë, ka funksionuar”.
Lame paralajmëroi verifikimin e rreth 30 mijë vendimeve në të gjithë bregdetin shqiptar.
Artan Lame:
“Sa mund të rikuperohet nuk mund ta them. Kemi thënë që janë rreth 30 mijë AMTP në këtë fashën bregdetare, rreth 200 mijë km katrorë”.
Akuza politike edhe mbi abuzuesit nuk kanë munguar. Por kreu i ALUIZNIT Artan Lame thotë se ata që kanë përfituar dhe abuzuar janë të të gjitha ngjyrave politike.
Artan Lame:
“Nuk po hyj në hollësirat se kush e mban përgjegjësinë. Përgjegjësinë e ka njësia administrative që e ka bërë. Përgjithësisht në rang Republike pa bërë ndarje PD dhe PS, i kuq apo i blu sepse hajdutëria nuk ka ngjyrë, aty ku janë përzierë janë përzierë njësoj administratat vendore me këtë proces dhe asnjëherë nuk e kanë denoncuar dhe nuk kanë krijuar një filtër frenimi ndaj procesit”.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438