INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrethohet nga policët, humb jetën shqiptari 44 vjeçar në aeroportin e Milanos

Rrethohet nga policët, humb jetën shqiptari 44 vjeçar në aeroportin e Milanos

Publikuar më: 11:21 06-12-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Malpensës, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen menjëherë pasi është rrethuar nga policët. Ngjarja është raportuar në mediat italiane, ku thuhet se 44 vjeçari i quajtur Aldo Laçi, ka vdekur pasi u rrethua nga 5 policë në aeroportin e Malpensës në Milano.
Ngjarja e rëndë raportohet nga “Repubblica.it”, e cila shkruan se shqiptari ishte me pushime dhe po priste bashkëshorten kur është ndjekur nga policia.
44 vjeçari thuhet se është ndjekur për disa metra nga 5 policët italianë dhe më pas është rreth nga ata, por në momentin që ata po e mbanin në tokë, ai ka pësuar një sulm në zemër duke humbur jetën.
Nga të dhënat e publikuara në media mësohet se shqiptari ka qenë nën efektin e kokainës. Në fillim 44 vjeçari ka tentuar tju shpëtojë karabinierëve italiane teksa vraponte mes pasagjerëve të aeroportit, ndërsa policët përpiqen ta ndalojnë atë. Familja e shqiptarin ka bërë denoncim për policët.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883